Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Zyrtare, Berisha kthehet te Peja

Dardan Berisha

Dardan Berisha është kthyer te skuadra e basketbollit Peja.

Këtë e bëri të ditur klubi pejan të premten mbrëma.

Berisha nuk ka luajtur për ndonjë skuadër gjatë këtij edicioni. Te Peja ishte në edicionin e kaluar dhe në disa periudha të tjera gjatë karrierës së gjatë. Kapiteni i Kosovës ka bërë karrierë edhe te Prishtina dhe në disa vende evropiane.

Peja është në seri negative, ndërsa shpreson të kthehet te suksesi.