Përfaqësuesja U21 e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e radhës miqësore ndaj Luksemburgut.
“Dardanët” e rinj e kanë zhvilluar të premten seancën e dytë stërvitore në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku futbollistët kanë vazhduar punën nën atmosferë pozitive dhe me përkushtim maksimal.
Kosova U21 me Luksemburgun përballet të hënën e ardhshme në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Kosova U21 në tetor e mbylli ciklin kualifikues për Evropianin e vitit të ardhshëm që organizohet në Shqipëri e Serbi.
Fitoi më shumë pikë se në çdo cikël tjetër të mëparshëm kualifikues, por nuk u kualifikuan tutje.
Kosova e përfundoi Grupin A në vendin e katërt me 15 pikë, pas katër fitoreve, tri barazimeve e po aq humbjeve.