Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Deulofeu drejt Napolit

Sulmuesi Gerard Deulofeu pritet t’i bashkohet Napolit në afatin kalimtar të verës. “Football-Italia” ka bërë të ditur të mërkurën se Dulofeu parimisht ka arritur marrëveshje me Napolin, që është në negociata me Udinesen për lirimin e tij.

Për kartonin e 28-vjeçarit, Napoli është gati të ofrojë rreth 15 milionë euro. Deulofeu te Napoli po shihet si zëvendësim ideal për Lorenzo Insignen, që tashmë është larguar nga Napoli.

Sulmuesi i krahut ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2024 dhe këtë sezon në Serie A ka realizuar 13 gola.