Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Deulofeu drejt Aston Villas

Sulmuesi Gerard Deulofeu do të jetë përforcimi i radhës tek Aston Villa gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton “Daily Mail” të martën.

Mësohet se Aston Villa ka arritur marrëveshje me futbollistin dhe ekipin e tij, Udinese, dhe gjithçka do të bëhet zyrtare gjatë ditëve në vijim. Për shërbimet e 28-vjeçarit, Aston Villa është pajtuar të paguajë 20 milionë euro, ndërsa Deulofeu do të firmosë kontratë deri në vitin 2026.

Ai ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2024, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Watfordi, Barcelona, Evertoni, Milani e Sevilla.

Këtë sezon Deulofeu ka shënuar tre gola dhe ka bërë shtatë asistime në të gjitha garat për ekipin nga Italia.