Napoli po insiston në transferimin e Gerard Deulofeut.
Mediat italiane kanë raportuar të hënën se skuadra italiane ka bërë ofertën e parë në drejtim të Udineses për spanjollin.
Napolitanët kanë ofruar 15 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e 28-vjeçarit.
Sezonin e shkuar sulmuesi në 33 paraqitje në Serie A shënoi 13 gola dhe bëri pesë asistime.
Ai ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2024.