Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami insiston për Deulofeun

Skuadra e Tottenhamit nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të krahut, Gerard Deulofeu, përcjellë “Daily Mail” të martën. Pasi nuk arriti ta transferojë në afatin kalimtar të janarit, Tottenhami ka bërë gati një ofertë të re për ta bindur Udinesen në lirimin e tij në verë.

Për kartonin e 29-vjeçarit, Tottenhami është gati të paguajë deri në 20 milionë euro dhe gjatë këtij muaji do t’i nis kontaktet edhe zyrtarisht me ekipin italian. Sulmuesi spanjoll ka kontratë me Udinesen deri vitin tjetër, ndërsa ekipit italian iu bashkua në vitin 2021 nga Watfordi.

Këtë sezon, Deulofeu ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 7 asistime në të gjitha garat për Udinesen. Ai karrierë ka bërë edhe te Barcelona, Evertoni, Milani e Sevilla.