Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami merr vendim për Kulusevskin

Dejan Kulusevski - Tottenham

Skuadra e Tottenhamit do ta bëjë transferim të përhershëm sulmuesin Dejan Kulusevski.

“Sky Sports” ka njoftuar të hënën se krerët e Tottenhamit kanë marrë vendim për ta shfrytëzuar opsionin e blerjes së Kulusevskit nga Juventusi. 22-vjeçari u huazua te Tottenhami në janar të vitit të shkuar dhe ekipi anglez do të paguajë 35 milionë euro për blerjen e kartonit të tij. Pasi ta zyrtarizojë blerjen nga Juventusi, Kulusevski do të firmosë kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2027. 22-vjeçari këtë sezon ka dy gola e 7 asistime në të gjitha garat për ekipin nga Londra.

Artikuj të ngjashëm