Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami blen Kulusevskin

Sulmuesi i krahut, Dejan Kulusevski do të mbetet pjesë e skuadrës së Tottenhamit edhe pas përfundimit të edicionit aktual. Mediumet britanike kanë njoftuar të premten se Tottenhami ka vendosur ta blejë kartonin e Kulusevskit nga Juventusit.

Reprezentuesi i Suedisë është i huazuar te Tottenhami prej janarit të vitit të shkuar dhe ekipi anglez do të paguajë 35 milionë euro për ta bërë transferim të përhershëm.

23-vjeçari pritet të firmosë kontratë afatgjate me ekipin londinez, e cila do të bëhet zyrtare muajin tjetër.

Kulusevski ka kontratë me Juventusin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa këtë edicion ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 8 asistime në të gjitha garat për Tottenhamin.