Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami e transferon Kulusevskin

Dejan Kulusevski - Tottenham

Krerët e Tottenhamit kanë vendosur që Dejan Kulusevskin ta bëjnë transferim të përhershëm, ka bërë të ditur “Daily Mail” të mërkurën. 22-vjeçari prej fillimit të vitit të shkuar është huazuar te Tottenhami nga Juventusi dhe ka bindur klubin londinez përfundimisht për ta blerë kartonin e tij.

Për transferimin e plotë të Kulusevskit, Tottenhami do të paguajë 40 milionë euro. Reprezentuesi i Suedisë ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024, ndërsa me Tottenhamin do të firmosë deri në vitin 2027.

Këtë edicion, ai ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime në shtatë paraqitje në Premier League.