Trajneri Antonio Conte ka bërë të ditur se sulmuesi i krahut, Dejan Kulusevski, do të mbetet pjesë e Tottenhamit duke firmosur kontratë të përhershme.
Trajneri italian ka siguruar se klubi do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së kartonit të Kulusevsit, të cilin e ka huazuar nga Juventusi. “Ai është një lojtar 100% i Tottenhamit. Ai është në huazim, por mund të them se do të jetë futbollist i yni me kontratë të përhershme”, deklaroi Conte.
Krahas dhjetë milionëve që i ka paguar Tottenhami për huazimin njëvjeçar të Kulusevskit, ekipi anglez duhet të paguajë edhe 35 milionë euro të tjera për transferimin e plotë të reprezentuesit të Suedisë.