Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shqipëria U21 e fiton miqësoren ndaj Luksemburgut U21

Shqipëria U21

Kombëtarja U21 e Shqipërisë e ka fituar ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut U21 me rezultatin 3:1. 

Miqësorja u zhvillua të premten në stadiumin “Air Albania”. 

Luksemburgu kaloi në epërsi që në minutën e 13-të, por reagimi i “kuqezinjve” ishte i shpejtë, duke barazuar shifrat në 1:1 vetëm dhjetë minuta më pas, me golin e realizuar nga kapiteni Ermir Rashica.

Etnik Brruti realizoi supergol në minutën e 35-të, duke e kaluar Shqipërinë U21 në epërsi prej 2:1.

Ndërsa për 3:1 realizoi Kevin Dodaj në minutën e 88-të. 

Shqipëria U21 do ta luaj edhe një miqësore tjetër. Më 17 nëntor po në Tiranë përballet me Spanjën.