Sulmuesi i krahut, Dejan Kulusevski do të rikthehet te skuadra e Juventusit këtë verë. Mediumet britanike kanë raportuar të enjten se krerët e Tottenhamit kanë vendosur që të mos e blejnë kartonin e Kulusevskit këtë verë.
Suedezi në janar të vitit të shkuar u huazua te Tottenhami nga Juventusi dhe ekipi londinez kishte opsionin e blerjes së tij këtë verë për 35 milionë euro.
Por, pas largimit të trajnerit Antonio Conte nga Tottenhami, klubi anglez ka njoftuar Juventusin se do ta kthejë Kulusevskin në Torino.
23-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024, ndërsa këtë edicion ka realizuar 2 gola dhe ka asistuar 7 herë për Tottenhamin në të gjitha garat.