Sulmuesi i Genoas, Albert Gudmundsson, ka thënë se do të ishte gjë e mirë nëse bashkë me Teun Koopmeinersin të luante te Juventusi.
Islandezi 26-vjeçar që luan si sulmues, po shkëlqen nën drejtimin e trajnerit Alberto Galardino, ndërsa ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar katër asistime në 28 ndeshje në të gjitha garat.
Për të interesim kanë shprehur edhe Tottenhami, Juventusi, Fiorentina e shumë skuadra tjera.
Genoa e ka vendosur çmimin prej 35 milionë euro për Gudmundssonin, i cili ka kontratë deri në vitin 2027.
“E ardhmja në futboll nuk dihet. Shumë gjëra mund të ndodhin. Nuk e di të ardhmen por do të shohim”, ka thënë ai për “Sky Sport Italia” të shtunën.