Futboll

Në garën për Jasharin hyn edhe Juventusi

Ardon Jashari

Ardon Jashari

Juventusi ka nisur të mendojë për edicionin e ardhshëm se me cilët futbollistë mund të përforcohet.

Dhe në radhët e veta synon ta ketë edhe Ardon Jasharin, mesfushorin që përfaqëson Zvicrën e që aktivizohet me plot sukses te Club Brugge në Belgjikë.

Kështu ka shkruar të shtunën mediumi italian “Tuttosport”.

Trajneri i skuadrës, Igor Tudor, synon që me Juventusin në edicionin aktual të përfundojë në vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.

Gara për vendin e katërt në Serie A është shumë e fortë.

“Në mesin e lojtarëve që do të mund të përshtateshin mirë te Juventusi janë Ardon Jashari i Club Brugges dhe Johnny Cardoso i Real Betisit. Të dy kushtojnë afro 20 milionë euro”, ka shkruar mediumi i njohur italian.

22-vjeçari Jashari ka zhvilluar 49 ndeshje në edicionin aktual. Ka kontribuuar me katër gola e gjashtë asistime.

Për Jasharin interesim kanë shprehur edhe disa skuadra të njohura evropiane.