Atalanta është e interesuar për mesfushorin e Milanit, Ardon Jashari.
Këtë e ka bërë të ditur të martën “Sky Sport”.
Drejtori sportiv i Atalantas, Cristiano Giuntoli, dëshiron që Jasharin ta sjellë në Bergamo.
Giuntoli edhe kur ka qenë drejtor teknik te Juventusi e ka pëlqyer reprezentuesin e Zvicrës.
Atalanta është duke e shikuar me kujdes situatën e mesfushorit me tipare defensive.
Jashari aktualisht është në përgatitje me përfaqësuesen e Zvicrës për Botërorin 2026.
Nga Serie A për Jasharin ka shprehur interesim edhe Roma.
Edhe
Për Jasharin në garë hyn edhe skuadra e njohur italiane
23-vjeçari në edicionin e parë te Milani nuk arriti ta shfaqte potencialin e plotë.
Jashari i mungoi në shumë ndeshje “kuqezinjve” për shkak të lëndimeve.
Ai në edicionin 2025/26 luajti vetëm 880 minuta, derisa kontribuoi me një asistim.