Pas interesimit të Atalantas, në garë për shërbimet e Ardon Jasharit ka hyrë edhe skuadra e njohur italiane, Roma.
“Giallorossët” janë në kërkim të lojtarëve me kualitet në të gjitha pjesët e mesfushës, për ta rritur konkurrencën në skuadrën që udhëhiqet nga Gian Piero Gasperini.
Pasi përfundoi në pozitën e tretë në edicionin e kaluar, Roma tani synon më shumë. Roma do të garojë në Ligën e Kampionëve dhe duhet të ketë lojtarë me eksperiencë e me kualitet.
Jashari vlerësohet i tillë. Mesfushori që përfaqëson Zvicrën u transferua te Milani nga Club Brugge për 35 milionë euro.