Juventusi ka kthyer vëmendjen te një tjetër futbollist shqiptar, pasi e siguroi Edon Zhegrovën vitin e kaluar.
“Zonja e vjetër” tani po e mendon transferimin e Ardon Jasharit, mesfushorit që paraqitet te Milani aktualisht.
Jashari nuk e pati minutazhën e madhe te “rossonerët” dhe mund të ndërrojë skuadër, por jo edhe kampionat.
Kështu ka bërë të ditur të premten mediumi i njohur italian, “La Gazzetta dello Sport”.
Jashari është futbollist që përfaqëson Zvicrën dhe vlerësohet lartë.
U transferua te Milani në verën e vitit të kaluar për 34 milionë euro, plus bonuse.
Edhe
Atalanta pas Jasharit të Milanit
Por, që në nisje të kampionatit, 23-vjeçari u lëndua rëndë dhe mungoi për kohë të gjatë.
Jashari i ka luajtur vetëm 657 minuta në të gjitha garat. Ka qenë i pranishëm në 13 ndeshje, ndërsa 15 duele tjera i kaloi në bankën rezervë.
Juventusi interesim për Jasharin kishte shprehur edhe vitin e kaluar.