“Ballon d’Or” doli me sqarim për artikujt e publikuar që shpallën disa fitues të ceremonisë që fillon tani.
“Disa profile të të nominuarve, të përgatitura nga BallonDor.com, janë publikuar aksidentalisht në internet. Këta artikuj ishin përgatitur për të gjithë të nominuarit dhe në asnjë mënyrë nuk duhen konsideruar si tregues i rezultateve përfundimtare apo i renditjes”, shkruan në sqarim.
Shtyhet për gjysmë ore ceremonia e Topit të Artë
Është shtyrë për gjysmë ore fillimi i ceremonisë së Topit të Artë, ka njoftuar BBC.
Nuk është dhënë ndonjë arsye për këtë. Ceremonia fillon në ora 21:30.