Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zbulohet dhjetëshja në garë për Topin e Artë 2026

Ballon d'or

Ceremonia e edicionit të 70-të i Topit të Artë që mbahet në Londër, nis në orën 21:00. 

Por tashmë janë zbuluar emrat e dhjetë lojtarëve në garë për Topin e Artë.  

Ousmane Dembele, Erling Haaland, Harry Kane, Khvicha Kvaratskhelia, Kylian Mbappe, Lionel Messi, Michael Olise, Fabian Ruiz, Rodri dhe Lamine Yamal, janë dhjetë lojtarët që janë në garë për Topin e Artë.

Ceremonia “Topi i Artë” organizohet nga “France Football” dhe UEFA. Fituesi caktohet me votat e gazetarëve që përfaqësojnë 100 shtetet e para në ranglistën e FIFA-s. 

Gjatë ceremonisë ndahen edhe çmime të tjera.