Fituesi i vitit të kaluar, Ousmane Dembele, si dhe Harry Kane e Kylian Mbappe janë në mesin e top-pretendentëve për Topin e Artë.
30 kandidatë në mesin e futbollistëve dhe 30 kandidadate në mesin e futbollisteve janë publikuar të martën nga “France Football”. Ceremonia e shpalljes së fituesve do të mbahet më 26 tetor në Londër.
Te futbollistet, Alexia Putellas, Ewa Pajor dhe Melchie Dumornay janë në mesin e favoriteve për ta pasuar Aitana Bonmatin.
Dembele dhe Mbappe kanë luajtur për Francën në Kupën e Botës. Franca humbi nga Spanja në gjysmëfinale. Ndonëse është vështirë të fitohet çmimi kryesor individual pa trofe të madh, Mbappe është në mesin e pretendentëve. Ai e kaloi Lionel Messin për numrin më të madh të golave në histori të Kupës së Botës. I ka 22 gola.
Pasi fitoi titullin e dytë rresht të Ligës së Kampionëve me PSG-në, Dembele ka shanse për ta mbajtur trofeun. Harry Kane ka pasur prej edicioneve më të suksesshme në aspektin individual. Ka shënuar 73 gola për Bayernin dhe për Anglinë, ndërsa e ka fituar Bundesligën. Po ashtu e udhëhoqi Anglinë drejt vendit të tretë në Botëror.
39-vjeçari Lionel Messi, që ka tetë Topa të Artë, është po ashtu në listën e kandidatëve. Ai udhëhoqi Argjentinën drejt finales së Botërorit dhe fitoi MLS-në me Inter Miamin.
