Edon Zhegrova do të vazhdojë të luajë për skuadrën e Juventusit.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka shkruar se Al-Ittihadi ka hequr dorë nga mundësia për ta transferuar futbollistin kosovar.
Zhegrova ishte një nga lojtarët që kërkohej nga Al-Ittihadi për përforcimin e sulmit, por klubi nga Arabia Saudite në fund ka vendosur të heqë dorë nga transferimi i tij.
Sulmuesi i krahut, Zhegrova, do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit, të paktën deri në afatin kalimtar të janarit.
Megjithatë, e ardhmja e tij në Torino mbetet ende e paqartë.
27-vjeçari së fundi u la jashtë listës së Juventusit për ndeshjet evropiane.
Reprezentuesi i Kosovës këtë edicion ka luajtur vetëm 23 minuta. Nuk kishte hapësirë të madhe as në edicionin e kaluar.