Ardon Jashari mund të bëj lëvizje në kampionatin elitar të Holandës te PSV Eindhoveni nga Serie A e Italisë, ku aktualisht paraqitet te Milani.
Mesfushori i Zvicrës është duke u përcjellë për kohë të gjatë nga skuadra holandeze dhe vlerësohet si përforcim i duhur për afatin kalimtar dimëror.
Kështu ka shkruar mediumi “Sky” të shtunën.
PSV-ja, siç shkruan mediumi i njohur, synon ta huazojë fillimisht Jasharin, me opsionin e blerjes përfundimtare të tij në fund të sezonit.
Lëvizja nga Milani te PSV-ja nuk është e pamundur për 24-vjeçarin, që është duke luajtur në sezonin e dytë tek ekipi i madh italian.