Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: Nëse vendimi i Prokurorisë është negativ, punimet vazhdojnë deri në arrestim

Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se punimet për vendosjen e muralit të Nënë Terezës do të vazhdojnë edhe nëse Prokuroria vendos kundër tyre.

Në një deklaratë për KosovaPress, Rama ka thënë se është në pritje të vendimit të kryeprokurorit lidhur me vazhdimin e punimeve.

Ai ka paralajmëruar se, në rast të një vendimi negativ, Komuna do të ndërmarrë veprime për t’i vazhduar punimet, pavarësisht paralajmërimeve për arrestim nga Policia. 

Tutje, Rama për mediat ka thënë se Qeveria po e shfrytëzon në mënyrë joligjore Policinë kundër vendimeve të popullit.

“Po e shihni çfarë po ndodh në vendin tonë. Kemi instalim të shtetit policor, ku Policia po përdoret në mënyrë të kundërligjshme, me urdhra nga lart, për ta ndalur një punë që është votuar nga asamblistët, të zgjedhur nga populli, dhe që është financuar prej tyre. Të gjitha lejet për instalimin e figurës së shenjtë të Nënë Terezës janë dhënë. Kjo qeveri i shfrytëzon mekanizmat e saj në mënyrë joligjore për ta bllokuar muralin e Nënë Terezës në sheshin “Nënë Tereza”. Çfarë mund ta quajmë këtë tjetër, përveçse instalim të shtetit policor, autokraci e diktaturë? Kjo po ndodh sot, më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit. Në vend që ta festojmë këtë mural të mrekullueshëm, që do të duhej të na bashkonte, kjo qeveri po e përdor Policinë në mënyrë joligjore kundër popullit dhe kundër vendimit të tij. Ja ku kemi ardhur si shoqëri”, ka thënë ai.

Rama po vazhdon të qëndrojë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Edhe Përplasja mes Ramës dhe Policisë për vendosjen e muralit të Nënë Terezës në Prishtinë Arbëri Përplasja mes Ramës dhe Policisë për vendosjen e muralit të Nënë Terezës në Prishtinë

Situata është tensionuar gjatë paradites, pas përplasjes mes zyrtarëve komunalë dhe Policisë së Kosovës. Policia ka paralajmëruar se do të arrestojë personat që vazhdojnë punimet.

Murali i Nënë Terezës është projektuar të vendoset në objektin ku ndodhet Ministria e Ekonomisë. Kjo ka marrë pëlqimin e Kuvendit Komunal të kryeqytetit. Gjatë ditës së djeshme, kjo ministri nuk lejoi të vendosej murali për siç thanë se Komuna ka dhënë pëlqim për ndërhyrje në një objekt që nuk menaxhohet nga ta dhe se këtë e ka bërë pa autorizim, konsultim apo njoftim paraprak të ministrive përgjegjëse. 

Komunës i ka kushtuar 15 mijë euro ky projekt.

Lexo përditësimet tjera
Përparim Rama

Përplasja mes Ramës dhe Policisë për vendosjen e muralit të Nënë Terezës në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me zyrtarë të tjerë komunalë ende po vazhdojnë të presin...