Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mitrovica nderon intelektualin Adem Ademi

Adem Ademi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, e personalitete të tjera kanë bërë homazhe në nderim të Adem Ademit, në kuadër të ceremonisë së rivarrimit të tij.

Homazhet po mbahen sot, më 28 nëntor, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë.

Ceremonia e homazheve filloi në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 11:30.

Ndërkaq, nga ora 12:00 deri në 13:00 është paraparë të mbahet edhe mbledhja komemorative, po në të njëjtin lokacion.

Adem Ademi i përkiste “Grupi të Intelektualëve të Mitrovicës”, që përbëhej prej 23 personash, e që ishin zhdukur që nga prilli i vitit 1999, ndërsa në mesin e tyre kishte mjekë, profesorë, avokatë dhe profesionistë të tjerë.

Mbetjet mortore të tij u gjetën në fshatin Kalludër të Zubin-Potokut bashkë me Fatmir Fazliun e Ali Halizin.