Mesfushori Ardon Jashari i ka nisur përgatitjet me Milanin për edicionin 2026/2027.
Jashari iu bashkua Milanit me vonesë për shkak të pushimit pas paraqitjes në Kupën e Botës me Zvicrën.
Milani është në Perth të Australisë për të zhvilluar ndeshje përgatitore. Milani ka paraparë t’i zhvillojë tri ndeshje miqësore, nga 5 deri më 15 gusht.
Do të ballafaqohet me Interin, Chelsean dhe Manchester Unitedin. Jashari i mungoi gjatë Milanit edicionin e kaluar për shkak të lëndimit.
Ekipit kuqezi iu bashkua vitin e kaluar nga skuadra e Club Brugge.