Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Milani ia beson Jasharit mesfushën pas lëndimit të Modriqit

Ardon Jashari

Mesfushori Ardon Jashari pritet të udhëheqë mesfushën e Milanit pas lëndimit të Luka Modriqit. 

Mesfushori 40-vjeçar pësoi frakturë të dyfishtë të mollëzës, në barazimin pa gola kundër Juventusit të dielën mbrëma, ndërsa në katër ndeshjet e fundit të këtij edicioni, rastin pritet ta fitoj Jashari.

“Pas lëndimit të Modriqit, Jashari ka katër ndeshje të mbetura për të fituar besimin e trajnerit Allegri”, shkruan “milanpress.it”.

Edhe mediumet tjera në Itali kanë raportuar se Jashari është favorit për t’u paraqitur titullar te Milani në katër ndeshjet e fundit të edicionit aktual.

Milani po lufton për të siguruar paraqitjen në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.  Jashari ka pasur pak hapësirë në edicionin e tij të parë te Milani.

Edhe Jashari i bashkohet Milanit në stërvitje Futboll Jashari i bashkohet Milanit në stërvitje

Ai Milanit iu bashkua në verën e kaluar për 35 milionë euro nga Club Brugge.

Por 23-vjeçari pësoi lëndim që e mbajti gjatë jashtë fushave. Në të gjitha garat e këtij edicioni deri më tani ka luajtur 14 ndeshje.