Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Jashari nuk përjashton kthimin te Brugge

Ardon Jashari

Mesfushori i Milanit, Ardon Jashari, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të luaj sërish në të ardhmen për skuadrën belge, Club Brugge.

Jashari nga Brugge verën e kaluar u transferua te Milani për 36 milionë euro.

Ai në një intervistë për “Het Laatste Nieuws” ka deklaruar se nuk i dihet që ndoshta pas dhjetë vitesh mund të luaj sërish për klubin e madh belg.

“Nuk e di kurrë se çfarë të pret e ardhmja, ose kush do të punojë ende te Club Brugge pas dhjetë vitesh, por absolutisht nuk do t’i thosha jo përfundimit të karrierës sime në Brugge”, u shpreh mesfushori i talentuar.

Jashari në edicionin e parë te Brugge u shpall lojtari më i mirë i kampionatit të Belgjikës. Me Bruggen e fitoi Kupën e Belgjikës.

Edhe Jashari prezantohet te Milani Futboll Jashari prezantohet te Milani

Jashari me Milanin ka kontratë deri në verën e vitit 2030. Këtë edicion në 16 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka bërë një asistim.

23-vjeçari së fundi u ftua nga selektori i Zvicrës, Murat Yakin, për Kupën e Botës që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.