Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Dubois kundër Parkerit më 30 janar për titullin WBO

dubois

Kampioni botëror i peshës së rëndë në boks në versionin WBO, Daniel Dubois, do të kthehet në ring më 30 janar, për ta mbrojtur titullin ndaj ish-kampionit të botës, Joseph Parker. 

Ky meç ishte planifikuar të zhvillohej edhe dy vjet më parë, por dështoi. 

Parkeri nga ana tjetër do të kthehet sërish në ring, pas 15 muajsh, dhe kërkon të bëhet kampion botëror i peshës së rëndë për herën e dytë. 

Boksieri nga Zelanda e Re nuk ka boksuar qëkur u mposht nga Fabio Wardley në tetor të vitit të kaluar. 

Ai ishte suspenduar nga boksi pasi kishte dalë pozitiv në testin për kokainë, në ditën e luftës. 
Ndërkohë, Dubois është prej boksierëve më të mirë në këtë kategori. 

Ai e shkatërroi Wardleyn në rimeçin që u mbajt muajin e kaluar dhe dërgoi mesazhin te tjerët se është boksieri për t’u mposhtur.