Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona fiton pa telashe në Baku ndaj Sabahut

Barcelona

Barcelona ka regjistruar fitore 4:1 në Baku të mërkurën mbrëma ndaj skuadrës së Azerbajxhanit, Sabah. 

Ndonëse në mungesë të Lamine Yamalit të lënduar dhe Raphinhas që u la në bankën rezervë e që luajti prej minutës së 76-të, sulmi i Barcelonës nuk zhgënjeu në xhiron e pestë të fazës së ligës në Champions. Anthony Gordon shënoi dy herë, ndërsa Karin Adeyemi dhe Gabriel Jesus i realizuan golat tjerë. 

Joy-Lance Mickels e shënoi golin e vetëm për vendësit. 

Barcelona me fitore tani i ka 12 pikë. Sabahu mbetet me tri pikë pas pesë ndeshjeve. 

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në po të njëjtin orar, prej orës 18:45, Villarreali spanjoll e mposhti Slavia Pragën çeke, 1:0. 

Tajon Buchanan e realizoi golin e vetëm për Villarrealin, në minutën e 62-të. 

Villarreali i ka gjashtë pikë të fituara, ndërsa Slavia Praga mbetet me një pikë.