Milani ka njoftuar të mërkurën për transferimin e mesfushorit Ardon Jashari.
Jashari është transferuar nga Club Brugge dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori që përfaqëson Zvicrën u lind në Cham të Zvicrës, ndërsa e nisi karrierën te Luzerni.
Ai debutoi në ekipin e seniorëve të kësaj skuadre në korrik të vitit 2020.

Pas 102 paraqitjeve dhe nëntë golave të shënuar me Luzernin, Jashari 23-vjeçar u transferua te Club Brugge në verën e vitit të kaluar.
Me skuadrën e njohur belge i luajti 52 ndeshje në edicionin e kaluar. I realizoi katër gola, ndërsa ishte fitues i Kupës së Belgjikës me Club Bruggen.
Jashari përveç disa çmimeve të fituara individuale, u shpall edhe lojtari më i mirë i edicionit të kaluar të kampionatit elitar të Belgjikës. U zgjodh edhe lojtari më i mirë i ri, në edicionin e tij të parë në Belgjikë.
Ai i ka katër paraqitje për Zvicrën, ndërsa debutoi në shtator të vitit 2022.
Jashari do ta mbajë veshur fanellën me numrin 30 te Milani.
Sipas mediumeve italiane, transferimi i Jasharit është kompletuar për 39 milionë euro, dhe është shitja e katërt më e shtrenjtë e bërë nga Club Brugge.
Jashari bëhet transferimi i pestë i Milanit në këtë afat kalimtar veror, pas Luka Modriqit, Samuele Riccit, Pervis Estupinanit dhe Pietro Terracianos.
Video: