Familja e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, që u plagos në sy gjatë protestës së të shtunës, e ka demantuar deklarimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili deklaroi se është përkujdesur vetë që Vishkulli të shkojë për trajtim të mëtejshëm në Itali.
Vëllai i Erjon Vishkullit, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ka thënë se për ndërhyrjen tjetër në Romë pas lëndimit në sy është përkujdesur familja dhe miqtë, dhe jo kryeministri Rama.
“Mos ndani lajme pa bazë për shikime apo mashtrime e propaganda të Ramës, për ta bërë atë protagonist të ngjarjes dhe për ta kthyer çështjen në politikë, duke deklaruar se ia ka dhënë urdhrin për të mbuluar shpenzimet e operacioneve. STOP FAKE NEWS. E kanë çuar familja, miqtë dhe mbështetësit e familjes sonë, dhe JO SHTETI”, ka thënë në reagimin e tij Rubi Vishkulli, vëllai i Erjonit.
Rama teksa ka dënuar dhunën dhe ka akuzuar organizatorët për nxitje të protestuesve, ka thënë se është angazhuar personalisht që Erjon Vishkulli, të marrë trajtim mjekësor në spitalin më të mirë në Itali.
“Pasi jam marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe të transportit me një avion charter mjekësor, u them të gjithë atyre që po e keqpërdorin si të tërbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën: Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit!”, deklaroi për këtë rast Rama.

Dita e trembëdhjetë e protestave në Tiranë
-
Rama për të riun e plagosur në sy: U kujdesa personalisht për kurimin e tij në Itali
-
Rama: Janë plagosur më shumë policë sesa protestues
-
Rama: S’mund të ma imponojnë dorëheqjen me dhunë
-
Protestuesit kundër dialogut – qëllohen edhe me plumba gome
-
Rama: Qëllimi i protestave është destabilizimi i vendit