Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protestuesit kundër dialogut – qëllohen edhe me plumba gome

Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë

Në ditën e dymbëdhjetë të revoltës në Tiranë, protestuesve u janë bashkuar edhe studentë nga qytete të tjera. Gjatë gjithë ditës ka pasur përplasje mes tyre dhe policisë

Që nga paraditja e së shtunës, sheshet e Tiranës kanë qenë arenë përplasjesh mes protestuesve dhe policisë.

Kryeministri Edi Rama, dorëheqjen e të cilit e kërkojnë protestuesit, e ka nisur ditën me instalacionin para kryeministrisë, me mesazhe për dialog.

Por, ulëseve të vendosura aty u janë vënë flakët nga aktivistë të Partisë Demokratike.

Para se të viheshin në aksion, policët kanë marrë mbështetje nga shefi i tyre, Skënder Hita. Nga ta ka kërkuar zbatimin e ligjit dhe respektimin e parimit të proporcionalitetit.

Këtë ditë, që është e dymbëdhjeta prej se ka nisur revolta, studentëve dhe gjimnazistëve të Tiranës u janë bashkuar edhe të rinj nga universitete publike të qyteteve tjera të Shqipërisë, një numër sindikatash, tifo-grupe e aktivistë të Partisë Demokratike.

Edhe Protesta e të enjtes në Tiranë kryesisht e qetë, Rama sërish bëri thirrje për dialog Arbëri Protesta e të enjtes në Tiranë kryesisht e qetë, Rama sërish bëri thirrje për dialog

Përplasjet nisën pak minuta pas fillimit të tubimit pranë Ministrisë së Arsimit.

Dhuna eskaloi kur protestuesit u vunë flakën dy koshave të mbeturinave dhe i vendosën pranë kordonit të policisë. Më pas, ata hodhën gurë në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Policia u përgjigj me topa uji, gaz lotsjellës, e edhe plumba gome. Gjatë përballjes pati të lënduar e edhe protestues që u alivanosën.

Protesta u zhvendos edhe në afërsi të Kryeministrisë, ku sërish u hodhën gurë dhe mjete piroteknike, që u pasuan me gaz lotsjellës e ujë me presion.

Rama ka refuzuar të dorëhiqet dhe ka vazhduar kërcënimin ndaj protestuesve.

Edhe Studentët marrin mbështetje edhe nga profesorët në protestat për rrëzimin e Ramës LAJMET E MBRËMJES Studentët marrin mbështetje edhe nga profesorët në protestat për rrëzimin e Ramës

“Liria për të protestuar është një e drejtë e pamohueshme, dhuna është një krim i ndëshkueshëm dhe kjo është edhe arsyeja pse ne jemi duke punuar në të dyja drejtimet”, ka thënë Rama.

Ndërkaq, kryeopozitari Sali Berisha, ka deklaruar se Rama e ka të humbur betejën.

“Beteja e narkodiktatorit, beteja e Edvin Kristaç xhelatit ndaj studentëve do të jetë fundi i tij i turpshëm. Fundi që meriton”, ka thënë Berisha.

Protestuesit janë kundër të gjithë klasës politike, asaj me të cilën identifikohen edhe Rama e edhe Berisha.

Edhe Sërish përplasje mes protestuesve dhe Policisë në Shqipëri Arbëri Sërish përplasje mes protestuesve dhe Policisë në Shqipëri

Ata kanë përsëritur kërkesën për formimin e një qeverie teknike dhe reformimin e Kodit Zgjedhor, në mënyrë që në zgjedhjet që do të pasonin të mundësohen kushte më të barabarta konkurrence.

Sipas raportimeve, deri në mbrëmje në spitalet universitare në Tiranë kanë marrë trajtim mjekësor 13 persona, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë.

Lexo përditësimet tjera
tirane

Tensione në ditën e 12-të të protestave në Shqipëri