KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Семејството на Вишкул го негира Рама: Семејството и пријателите го однесоа во Италија

Протест

Familja e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, që u plagos në sy gjatë protestës së të shtunës, e ka demantuar deklarimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili deklaroi se është përkujdesur vetë që Vishkulli të shkojë për trajtim të mëtejshëm në Itali.

Vëllai i Erjon Vishkullit, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ka thënë se për ndërhyrjen tjetër në Romë pas lëndimit në sy është përkujdesur familja dhe miqtë, dhe jo kryeministri Rama.

“Mos ndani lajme pa bazë për shikime apo mashtrime e propaganda të Ramës, për ta bërë atë protagonist të ngjarjes dhe për ta kthyer çështjen në politikë, duke deklaruar se ia ka dhënë urdhrin për të mbuluar shpenzimet e operacioneve. STOP FAKE NEWS. E kanë çuar familja, miqtë dhe mbështetësit e familjes sonë, dhe JO SHTETI”, ka thënë në reagimin e tij Rubi Vishkulli, vëllai i Erjonit.

Прочитајте други ажурирања
протест

Тринаесетти ден од протестите во Тирана