Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: Qëllimi i protestave është destabilizimi i vendit

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se qëllimi i protestave të fundit është destabilizimi i vendit dhe devijimi i rrugës së Shqipërisë, duke e kthyer atë pas në të kaluarën. 

“Qëllimi është shumë i qartë: destabilizim i vendit dhe devijim i rrugës sonë, duke na kthyer pas në të shkuarën”, ka thënë Rama të shtunën në një konferencë për media, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo.

Rama ka pretenduar se pas protestave qëndrojnë krimi i organizuar dhe faktorë të huaj. Ai ka kritikuar edhe mediat, duke i akuzuar për relativizim të dhunës në emër të studentëve.

“Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte reagimi i ekraneve të korruptuara ndaj një liste që të gjithë do t’i bënte të reflektonin dhe relativizimi i mëtejshëm i dhunës gjithnjë në emër të studentëve”, ka thënë ai.

Shefi i qeverisë shqiptare ka bërë të ditur se Shqipëria është në kontakt të vazhdueshëm me Italinë dhe Francën për zhvillimet që, sipas tij, lidhen me veprimtarinë e ANTIFA-s.

“Njëkohësisht, në të tria vendet tona, flaka e terrorit urban të ANTIFA-s është shfaqur me forcën e vet të verbër”, ka deklaruar Rama.

Ai ka pranuar se në Shqipëri ka probleme që kërkojnë adresim, por ka theksuar se dhuna nuk mund të jetë mënyrë e pranueshme për të shprehur pakënaqësitë.

“Këtu nuk ka asnjë moment tjetër transformues përveçse një sfide të hapur me probleme që kërkojnë adresim, të shoqërisë, të familjeve të zakonshme, të tëra legjitime dhe dhunës, gjuhës së gurit, hurit, zjarrit, urrejtjes, ofendimeve e kërcënimeve që nuk mund të fitojë një status qytetarie nëse nuk duam një të nesërme të sigurt”, ka thënë Rama.

Lexo përditësimet tjera
tirane

Dita e 12-të e protestës me tubim kombëtar, studentët nga i gjithë vendi mblidhen në Tiranë

Kjo e shtunë shënon ditën e 12-të të protestës studentore në Shqipëri, ku për sot është...