Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deri 4 orë pritjet në Jarinjë, në Merdar rreth 2 orë

Pritjet ne Jarinje

Foto: Ilustrim

Deri në 4 orë janë pritjet për të dalë nga territori i Kosovës nëpërmjet pikëkalimit kufitar të Jarinjës, ndërsa për të hyrë nëpërmjet kësaj pike pritjet janë deri në tri orë. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e ka bërë përditësimin e fundit të fluksit në pikat kufitare rreth orës 16:25. 

Fluksi në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është krijuar si pasojë e zgjedhjeve parlamentare që po mbahen në Serbi. 

Në Merdar pritjet për të dalë nga territori i Kosovës janë deri në dy orë, ndërsa për të hyrë deri në 1 orë e gjysmë. Në pikat tjera kufitare gjendja është më e qetë. Te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në një orë, ndërsa në Bërnjak pritjet janë deri në gjysmë orë. Në Muçibabë 5 minuta. 
 

 

Lexo përditësimet tjera
koalicioni shqiptar

Sot zgjedhjet në Serbi, shqiptarët garojnë të bashkuar në listën “Koalicioni Shqiptar”

Sot në Serbi mbahen zgjedhjet e parakohshme për Parlamentin prej 250 ulësesh, në të cilat Koalicioni...