Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arrihet marrëveshja, Jashari pritet t'i bashkohet Milanit

Ardon Jashari

Ka raportime në Belgjikë dhe në Itali se është arritur marrëveshja ndërmjet Club Brugget dhe Milanit për transferimin e Ardon Jasharit.

Drejtuesit e të dyja skuadrave janë takuar sërish të hënën dhe kanë arritur marrëveshje. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Milani do të paguajë 33.5 milionë euro, plus 4.5 milionë bonuse për shërbimet e Reprezentuesit të Zvicrës. Bisedimet mes Brugget dhe Milanit kanë zgjatur për disa javë. 23-vjeçari do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me “kuqezinjtë”. 

Jashari ka kohë që ka arritur marrëveshje personale me klubin që për trajner e ka Massimiliano Allegri.

Mesfushori ka refuzuar disa klube të njohura, si Chelsea e Bayer Leverkuseni. Dëshira e futbollistit të talentuar ishte t’i bashkohet vetëm Milanit. 

Ai edicionin e kaluar shkëlqeu te Brugge.