Ardon Jashari po planifikon që në ditët në vazhdim të takohet sërish me drejtuesit e Club Brugget.
Jashari do ta konfirmojë dëshirën për t’u transferuar te Milani, shkruan të dielën “Calciomercato”.
Bisedimet mes Brugget dhe Milanit për reprezentuesin e Zvicrës vazhdojnë të jenë të komplikuara.
Milani ka bërë disa oferta për të gjitha i ka refuzuar klubi belg. Së fundi Milani ofroi 40 milionë euro për ta mbyllur marrëveshjen, përfshirë edhe bonuset. As kjo ofertë nuk i bindi drejtuesit e Brugget që ta lirojnë Jasharin.
23-vjeçari është përfshirë në skuadër për ndeshjen e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Brugge të mërkurën luan në udhëtim te Salzburgu.
Ai edicionin e kaluar shkëlqeu me Bruggen. Jashari iu bashkua Club Brugget në verën e vitit të kaluar nga Luzerni për 6 milionë euro. Me klubin belg ka kontratë deri në vitin 2029.