Milani po synon transferimin e Ardon Jasharit, i cili shihet si përforcim ideal për mesfushën e ekipit që do të drejtohet nga Massimiliano Allegri.
Por edhe vetë mesfushori i Club Brugget dëshiron kalimin te Milani. Kështu ka raportuar të hënën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, në “X”. “E kuptoj që Ardon Jashari nuk po negocion me klube të tjera në këtë fazë. Ai dëshiron t’i bashkohet Milanit. Ai është bindur nga Milani dhe e sheh si destinacion ideal për të ardhmen. Propozimi aktual me vlerë 30 milionë euro, plus bonuse, nuk mjafton pasi Club Brugge dëshiron më shumë. Varet nga klubi”, ka shkruar Romano.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrahas Milanit, për Jasharin kanë shprehur interesim edhe Manchester City dhe Paris Saint-Germaini.
Me Bruggen, Jashari e fitoi Kupën e Belgjikës.
Është zgjedhur edhe lojtari më i mirë në elitën e futbollit belg për edicionin 2024/25.
22-vjeçari Jashari iu bashkua Club Brugget në verën e vitit të kaluar nga Luzerni për 6 milionë euro. Me Club Bruggen ka kontratë deri në vitin 2029.