Futboll

Leipzigu synon huazimin e Ardon Jasharit

ardon

Skuadra e Bundesligës gjermane, Leipzig, ka shprehur interesim për mesfushorin shqiptar të Milanit, Ardon Jashari.

“Sky” ka raportuar të martën se gjermanët synojnë huazimin e Jasharit për pjesën e mbetur të edicionit aktual.

Jashari ka luajtur pak për ekipin kuqezi. I mungoi Milanit për shkak të lëndimit të pësuar në fillim të edicionit. 

Ka luajtur pesë ndeshje në Serie A, ndërsa ka edhe dy ndeshje për Kupë të Italisë. Por së fundi startoi dhe mori vlerësime pozitive. 

Jashari 23-vjeçar iu bashkua në verën e vitit të kaluar Milanit nga Club Brugge për 36 milionë euro. Dhe klubi italian vështirë se do të heqë dorë nga lojtari që e transferoi goxha shtrenjtë.