Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gudmundsson firmos kontratë të re me Genoan

Sulmuesi i Islandës, Albert Gudmundsson nuk do të largohet nga Genoa, pasi të premten ka firmosur kontratën e re me ekipin italian. Me kontratën e re, Gudmundsson do të jetë pjesë e Genoas deri në vitin 2027 për t’i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij.

Kohët e fundit, 26-vjeçari pati tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha të Evropës pas paraqitjeve të mira, duke detyruar Genoan që t’ia ofrojë kontratën e re.

Në 14 ndeshje të luajtura këtë edicion, Gudmundsson ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 1 asistim. Ai iu bashkua ekipit italian nga AZ Alkmaari i Holandës në janar të vitit të shkuar për 3 milionë euro.