Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bremer vazhdon bashkëpunimin me Juventusin

Gleison Bremer

Mbrojtësi Gleison Bremer ka arritur marrëveshje me skuadrën e Juventusit për kontratën e re. “Calciomercato” ka njoftuar të premten se palët i kanë mbyllur me sukses negociatat dhe marrëveshja për kontratën e re, do të bëhet zyrtare së shpejti.

Me kontratën e re, Bremer do të jetë pjesë e skuadrës italiane deri në verën e vitit 2028. 26-vjeçari është njëri prej mbrojtësve më të dalluar në Serie A, ndërsa te Juventusi vlerësohet lart.

Kontrata e tij, aktuale i skadon në vitin 2027, ndërsa me kontratën e re, do të ketë edhe rritje të pagës. Braziliani iu bashkua Juventusit vitin e shkuar nga Torino dhe këtë edicion ka shënuar 1 gol në 12 paraqitje në kampionatin italian.