Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami kërkon Bremerin

Gleison Bremer

Skuadra e Tottenhamit ka kthyer interesimin kah mbrojtësi i Juventusit, braziliani Gleison Bremer. “The Sun” bën të ditur të enjten se Tottenhami tashmë ka bërë gati ofertën për ta bindur ekipin italian në lirimin e Bremerit në fund të sezonit. Mësohet se për kartonin e Bremerit ekipi anglez do të ofrojë 60 milionë euro.

26-vjeçari është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A, ndërsa me Juventusin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Ai iu bashkua Juventusit verën e shkuar nga Torino për 40 milionë euro, ndërsa në edicionin e tij të parë ka kontribuuar me 4 gola e 1 asistim në 39 paraqitje në të gjitha garat.