Juventusi është i gatshëm ta shesë mbrojtësin Gleison Bremer gjatë verës së këtij viti. Për brazilianin 26-vjeçar, Juventusi kërkon 70 milionë euro.
Për Bremerin së fundi interesim ka shprehur Manchester Unitedi. Për brazilianin po ashtu të interesuara janë edhe disa skuadra të tjera angleze dhe spanjolle.
Bremer me Juventusin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Për skuadrën nga Torino, ka shënuar dy gola në 24 paraqitje. Juventusit iu bashkua nga Torino, ndërsa ka luajtur edhe në kampionatin brazilian. Ai po ashtu është paraqitur në tri ndeshje për Përfaqësuesen e Brazilit.