Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bremer pritet të largohet nga Juventusi

Gleison Bremer

Mbrojtësi brazilian Gleison Bremer pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës, kanë raportuar të enjten mediumet në Itali.

Bremer mund të paraqitet për ndonjë skuadër angleze nga edicioni i ardhshëm.

Interesim për Bremerin kanë shprehur Chelsea, Manchester United e disa skuadra tjera.

Favorit për ta transferuar 26-vjeçarin shihet Unitedi. Bremer me Juventusin ka kontratë deri në vitin 2028. Ekipit italian iu bashkua në vitin 2022 nga skuadra e Torinos.

Për Juventusin ka shënuar dy gola në 27 ndeshje në Serie A. Ai i ka tri paraqitje edhe për Përfaqësuesen e Brazilit.