Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli interesohet për Bremerin

Paraqitjet e mira të Gleison Bremerit te Juventusi, kanë bërë që interesim për shërbimet e tij të shfaqin skuadrat e tjera të mëdha të Evropës. Liverpooli është në mesin e skuadrave që po synon transferimin e brazilianit në fund të këtij edicioni.

Madje, “The Sun” ka shkruar të hënën se Liverpooli do t’i ofrojë 65 milionë euro për Bremerin. 25-vjeçari sezonin e shkuar u shpall mbrojtësi më i mirë në Serie A, ndërsa këtë verë iu bashkua Juventusit nga skuadra e Torinos për 40 milionë euro.

Bremer ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2027 dhe ka shënuar një gol në 14 ndeshje të luajtura.