Liverpooli nuk ka hequr dorë nga transferimi i mbrojtësit Gleison Bremer. “Goal” bën të ditur se ekipi anglez po shpreson t’i sigurojë shërbimet e brazilianit, i cili do të largohet nga Torino në verë.
Madje Liverpooli është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për 25-vjeçarin, i cili është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A.
Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, po e sheh Bremerin si partner ideal të Virgil van Dijkut në mbrojtje dhe po kërkon me ngulm transferimin e tij. Bremer ka kontratë me Torinon deri në vitin 2024, ndërsa kërkohet edhe nga Interi e Juventusi.
Këtë edicion Bremer në 28 ndeshje kampionale ka shënuar tre gola.
Artikuj të ngjashëm