Mbrojtësi Gleison Bremer do të jetë blerja e parë e Liverpoolit në afatin kalimtar të janarit. Liverpooli tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën e Torinos për transferimin e Bremerin.
Për kartonin e 24-vjeçarit, Liverpooli do të paguajë 10 milionë euro dëmshpërblim.
Bremer ka kohë që përcillet nga skautët e Liverpooli dhe trajneri Juergen Klopp ka dhënë dritën e gjelbër për blerjen e tij.
Braziliani është pjesë e Torinos prej vitit 2018 dhe me ekipin nga Serie A ka kontratë deri në vitin 2023. Këtë sezon, Bremer ka 11 paraqitje në kampionatin italian ku ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim.