Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bremer rinovon kontratën me Juventusin

Gleison Bremer

Mbrojtësi Gleison Bremer së shpejti do ta rinovojë kontratën me skuadrën e Juventusit, ka njoftuar “Tuttosport” të premten. Palët tashmë kanë arritur marrëveshjen, e cila do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.

Me rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2027, Bremer do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2028 dhe do të ketë pagë vjetore prej 4 milionë eurosh.

26-vjeçari vlerësohet lart te Juventusi dhe është titullar i padiskutueshëm në formacionin e trajnerit Massimiliano Allegri.

Këtë edicion, Bremer ka 10 paraqitje në Serie A, ndërsa është pjesë e Juventusit prej vitit të shkuar kur iu bashkua nga Torino.