Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Juventusi arrin marrëveshje me Sorlothin

Alexander Sorloth

Juventusi ka arritur marrëveshje për kushtet personale me sulmuesin e Atletico Madridit, Alexander Sorloth, shkruan të dielën “Corriere dello Sport”.

Megjithatë marrëveshja mes dy klubeve nuk është arritur ende.

Për Sorlothin kanë shprehur interesim edhe disa skuadra nga Premier League.

Sorloth në rast të transferimit te “Zonja e Vjetër” do të nënshkruaj kontratë katërvjeçare. Ai pritet t’i fitojë 4 milionë euro në edicion.

Aktualisht reprezentuesi i Norvegjisë tek Atletico fiton rreth 3 milionë euro në vit.

Edhe David do të jetë lojtar i ri i Atletico Madridit Futboll David do të jetë lojtar i ri i Atletico Madridit

Mësohet se Juve ka vendosur që të mos shpenzojë më shumë se 30 milionë euro për kartonin  e Sorlothit.

30-vjeçari, pjesë e Atleticos është nga viti 2024 kur u transferua nga Villarreali për 32 milionë euro. Kontrata i përfundon në verën e vitit 2028.