Atletico Madridi nuk do ta pranojë ofertën e parë të bërë nga Barcelona për Julian Alvarezin.
Barça i ka ofruar 100 milionë euro për kartonin e Alvarezit, por Atletico nuk është e interesuar ta lirojë reprezentuesin e Argjentinës.
Eksperti i transferimeve, Fabrizo Romano, ka shkruar të premten se Barça së shpejti do të bëjë ofertë të re.
Alvarezi e dëshiron largimin nga Atletico në afatin kalimtar veror.
Për 26-vjeçarin ka edhe disa skuadra të njohura evropiane që kanë shprehur interesim.
Ylli argjentinas me Atleticon ka kontratë deri në vitin 2030.
Edhe
Tek Atletico shqetësohen për situatën e Alvarezit
Ai e mbylli edicionin 2025/26 me 20 gola dhe nëntë asistime në 49 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.
Alvarez pjesë e Atleticos është nga viti 2024 kur u transferua nga Manchester City për 75 milionë euro.